Ekonomia e Gjermanisë është tkurrur për 2.2 për qind në tremujorin e parë të 2020-s, duke paraqitur rënien më të madhe tremuajshe që nga kriza financiare e 2009-s, për shkak të mbylljes së ekonomisë në mars si masë e parandalimit të shpërndarjes së koronavirusit.
Në krahasim me një vit më herët, prodhimi i brendshëm bruto në ekonominë më të madhe në Evropë ra për 2.3 për qind nga janari në mars, pas 0.4 për qind rritjeje në tre muajt paraprak, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, raporton Reuters.
Analistët kishin parashikuar tkurrje ekonomike prej 2.2 për qind në raportin tremujor-tremujor, dhe një tkurrje prej 2 për qind në raportin mes vjetëve.
Gjermania deri tani ka regjistruar rreth 175 mijë të prekur nga koronavirusi e rreth 8000 të vdekur.