Europa paralajmëron për valët e dyta të Covid-19

Vendet kanë filluar lehtësimin e masave kufizuese, ndërkohë ekziston edhe frika në Europë për valët e reja të infeksioneve gjatë verës.

Ekspertët paralajmërojnë se nivelet më të ulëta të infeksionit të kombinuara me temperatura më të larta mund të çojnë në vetëkënaqësi midis njerëzve për të respektuar rregullat e distancimit shoqëror dhe higjenës. Bazuar në studimet e pandemive të mëparshme, ekspertët thonë se një valë e dytë ka të ngjarë të ndodhë edhe këtë herë.

Kjo është arsye mjaftueshme që Brukseli të kujtojë qeveritë për atë që është në “rrezik”.

Reklama e sponzorizuar

Stefan de Keersmaecker, një zëdhënës i Komisionit Europian, thotë se “vendet anëtare duhet të përgatiten për valët e dyta të mundshme të infeksioneve duke shfrytëzuar çdo mundësi për të përmirësuar sistemet ekzistuese të mbikëqyrjes shëndetësore”.

De Keersmaecker thotë, “kjo është e rëndësishme për të siguruar që qytetarët të kuptojnë që valët e reja mund të ndodhin, edhe nëse një valë fillestare menaxhohet me sukses”.

Shteteve anëtare të BE-së u kërkohet të heqin kufizimet gradualisht dhe me kujdes, duke marrë parasysh të dhënat epidemiologjike të disponueshme.

Disa anëtarë të Parlamentit Europian thonë se BE-së duhet t’i jepet më shumë kompetenca në kujdesin shëndetësor në të ardhmen.

“Unë mendoj se kriza e koronës tregoi bashkëpunim midis shteteve anëtare për politikën shëndetësore. Unë mendoj se kemi nevojë për një diskutim për të patur më shumë kompetencë në nivelin e BE-së për të trajtuar pandemitë në të ardhmen ”, thotë eurodeputeti socialist suedez Jytte Guteland.

Në Gjermani, autoritetet vendosën një kufi prej 50 infeksionesh të reja në javë për 100 mijë banorë. Nëse numri i infeksioneve rritet, masa më të rrepta mund të rithehen.

Sipas doktorit Klaus Cichutek, president i institutit gjerman të studimitPaul-Eh rlich-Institut, çdo vend duhet të ketë njësi të mjaftueshme të kujdesit intensiv në gatishmëri si dhe vende në spitale për ata njerëz që mund vuajnë nga COVID-19.

Shumica e ekspertëve paralajmërojnë se një valë e dytë nuk është çështje nëse do të ketë, por kur do të ketë. Pandemia e COVID-19 ende nuk ka mbaruar./Euronews