Haradinaj kritikon Kurtin: Është rrezikuar ekonomia

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në takimin me Kryesinë e partisë në Pejë, ka kritikuar qeverinë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti.

Ai ka thënë se qeveria në largim ka dëmtuar ekonominë me masat e ndërmarra gjatë pandemisë, që ai i ka quajtur të palogjikshme.

“Kosovën e kemi të rrezikuar në ekonomi, qasja e qeverisë e palogjikshme e dëmshme. Të gjitha kufizimet janë bo pa analizë, çka do të rezulton me efektet ekononimke”, tha Haradinaj.

Reklama e sponzorizuar

Ai tha se qeveria e re ku pjesë do të jetë edhe AAK, do të fokusohet që të rikthej në binarë ekonominë.

“Do të foksuohemi, do të rrim që të rikthehet ekonomia jonë”, tha ai.