Hodges: I zhgënjyer që Gjermania dhe Franca nuk e përmendën SHBA-në në letrën për dialogun Kosovë-Serbi

Franklin Ben Hodges nga Qendra për Analiza të Politikave Evropiane në Washington, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe letrës së fundit të përbashkët nga Gjermania dhe Franca.

Hodges ka thënë se është i zhgënjyer me faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë përmendur fare në deklaratën e përbashkët të dy kryediplomatëve nga Franca e Gjermania.

“Isha i zhgënjyer që përpjekjet e SHBA’së nuk ishte përmendur në qëndrimin e përbashkët të dy ministrave nga Franca e Gjermania. Shpresoj në bashkëpunim të të gjitha palëve”, ka thënë Hodges, transmeton Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

Tutje eksperti amerikan ka thënë se dëshiron të mendoj që ekziston një bashkëpunim dhe koordinim në mes të Berlinit, Parisit e BE’së me përpjekjet e SHBA’vë sa i përket çështjes së zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“ Unë mendoj se një përpjekje e përbashkët prodhon më shumë shanse për sukses, sepse prezantojnë kombinimin më të gjerë të mbështetjes politike dhe ekonomike”, ka thënë tutje Hodges.

 Hodges ka rikujtuar se SHBA’ja është shteti që përkrah Kosovën më së shumti që nga viti 1999.