Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, sot ka njoftuar së kompanitë e ndërtimit të cilat nuk pastrojnë mjedisin pas punimeve, do të gjobiten.
Tahiri ka shkruar në Facebook se makineritë duhet të pastrohen para se të nxirren nga vendpunishtja.
“Kompanive të ndërtimit: Kujdesuni për mjedisin! Pastroni makineritë para se t’i nxirrni nga vendpunishtja. Në të kundërtën, nuk do t’iu kursejmë – edhe e merrni gjobën, edhe e pastroni rrugën”, ka shkruar kreu i Inspeksionit të Prishtinës.