Kërkohet kujdes për blerjet online në Kosovë

Departamenti për mbrojtjen e konsumatorit në Kosovë kërkon kujdes nga qytetarët për shkak të mashtruesve të shumtë në shitjet online.

Plator Gërdovci nga ky departament në emisionin SOT të KTV-së, ka kërkuar nga qytetarët që të verifikojnë faqet se ku porosisin.

“Sot është e lehtë të hapësh një faqe e të shesësh produkte. Kemi marrë shumë ankesa gjatë pandemisë për mashtrime në blerjet në internet” ka thënë Gërdovci.

Reklama e sponzorizuar