Edhe sektori i patundshmërisë në vend është prekur nga pandemia COVID-19 sikur shumë sektorë të tjerë ekonomik.
E Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë, se janë dy arsye që pritet të ketë rënie të shitjes së banesave, shtëpive dhe lokaleve, sipas të cilit e para për shkak se mjetet nga diaspora do të jenë më të kufizuara, sepse një pjesë e mirë e shitjes ka qenë e lidhur me diasporën.
Kreu i OEK-ut duke thënë se kjo rënie që pritet të ndodhë, është një goditje e rëndë për vendin, deklaron se arsye tjetër e rënies së shitjes, është se këtë vit nuk pritet të ketë blerje të banesave dhe lokaleve nga bizneset vendore, si dhe nga konsumatorët e brendshëm.
Në statistikat e investimeve të huaja shohim çdo herë se Zvicra, Gjermania ku ne kemi diasporë dominojnë në këto investime në patundshmëri. Ky është problemi i parë, problemi i dytë është që edhe konsumatori i brendshëm ka hezitime me investuar për shërbime apo për mallra esenciale. Në këtë rast blerja e ndonjë banese të re ose ndonjë shtëpie të re ose te bizneset blerja e ndonjë hapësire të re për zgjerim nuk janë në prioritet sidomos jo për këtë verë”, thotë Rukqi