Kurti: VV-së do t’i konvenonte mbajtja e zgjedhjeve më 14 qershor

Kryeministri në detyrë njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur mbledhjen me qendrat e partisë.

Duke folur për zhvillimet e fundit politike, Kurti ka potencuar se Vetëvendosja insiston në mbajtjen e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se e diela e 14 qershorit do të ishte ditë ideale për zgjedhje, duke shtuar se tubimin e madh përmbyllës do ta mbanin më 12 qershor, duke festuar kështu edhe 15 vjetorin e themelimit.

Reklama e sponzorizuar

“Pas LVV, tash edhe PDK u shpreh për zgjedhje të reja në Kosovë. Dihet se qeverinë e re të synuar nga Presidenti nuk e përkrah as Kryeparlamentarja si dhe disa deputetë të tjerë. Ky është një argument shtesë që veçse në zgjedhje duhet të shkojmë. Ndërkohë, masat ndaj pandemisë COVID-19 po zbuten ca. Neve si LVV do të na konvenonte e diela e 14 qershorit 2020 për zgjedhje, sepse tubimin e madh përmbyllës do ta mbanim të premten me 12 qershor, pra duke e festuar njëkohësisht 15 vjetorin e themelimit të VETËVENDOSJE!-s”.