MASHTI pa përgjigje në kërkesën e studentëve për bursa

Gati tre muaj pas dorëzimit të peticionit me rreth 8 mijë nënshkrime, studentët e të gjitha universiteteve publike nuk kanë marrë ende përgjigje konkrete nga Ministria e Arsimit për çështjen e ndarjes së bursave.

Vitin e kaluar, ish-ministri Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që të ndajë bursa vetëm për disa drejtime, por pas protestave të studentëve ishte detyruar ta anulojë vendimin. Që nga atëherë, MASHTI nuk ka shpallur konkurs.

Burim Lumi, student në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se Ministria duhet ta rikthejë konkursin e kaluar, por t’i përfshijë edhe drejtimet e tjera. Ai ka treguar se disa herë kanë kërkuar nga MASHTI dhe ministrja Hykmete Bajrami informacione për bursa, por nuk kanë marrë përgjigje konkrete, raporton KOHA.

Reklama e sponzorizuar

“Kërkesa jonë kryesore është që të jetësohet konkursi që është anuluar padrejtësisht nga ministri i kaluar në fund të muajit tetor, dhe që të gjendet një zgjidhje që të gjithë studentët e tjerë të jenë të përfshirë dhe të mos krijojnë më situata të tilla sikur kjo, ngase të vetmit që po humbin në këtë rast janë studentët”, ka thënë ai.

Lumi ka paralajmëruar se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave, derisa ka shtuar se javën e ardhshme do ta mbajnë një aksion para MASHTI-t.

Studentja tjetër e Mjekësisë, Olta Merovci, ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që në afat sa më të shpejtë t’iu kthejë përgjigje, meqë sipas saj studentët janë në vështirësi financiare…