Merkel: Izolimi ekonomik mund të ketë çmim të lartë për të gjithë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi sot kundër izolimit ekonomik gjatë pandemisë së koronavirusit, pas një video-konference me drejtorët e pesë organeve kryesorë ndërkombëtarë ekonomike dhe financiare në Berlin.

“Përgjigja ndaj pandemisë sigurisht nuk mund të sjellë racionalizimin e të gjithë zinxhirëve të furnizimit ndërkombëtar, kështu që të gjithë do të paguajnë një çmim shumë të lartë”, tha ajo.

Reklama e sponzorizuar

“Papunësia do të çojë në varfëri dhe nga atje në uri”, vazhdoi Merkel, duke shtuar se sigurimi i ushqimit për njerëzimin ishte e një rëndësie jetësore.

Merkel theksoi, gjithashtu, rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar midis vendeve, si edhe bëri thirrje për reforma në organin tregtar global.//ATSH