Pandemia merr kthesë të papritur në Shqipëri, 25 raste të reja e një i vdekur nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e 24 orëve të fundit për rastet e infektuara me COVID-19. Drejtorja e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami tha se janë regjistruar 25 raste të reja, ndërsa një pacient 69-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave në 33.

Deri tani numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 1029, ndërkohë që rastet e reja janë konfirmuar në Tiranë, 24 raste, dhe në Durrës, 1 rast.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në Spitalin Infektiv.

Reklama e sponzorizuar

Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe vatra të reja në Tiranë. Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës”, tha ajo.

Sipas të dhënave të Task-Forcës bëhet me dije se 15 nga 25 rastet e konfirmuar janë zbuluar në një call-center në kryeqytet.