Tetë kolegje nuk akreditohen, tri prej tyre do të mbyllen

Tetë nga 14 institucionet e arsimit të lartë që kanë qenë në proces për akreditim institucional nuk janë akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (bordi) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, në mbledhjen e tij të fundit. Të gjitha janë kolegje private.

Institucionet e arsimit të lartë që nuk kanë marrë akreditim institucional janë Kolegji Dukagjini, Kolegji Fama, Kolegji Iliria, kolegji “Pjetër Budi”, Kolegji Tempulli, Kolegji Arbëri, dhe Kolegji Biznesi, shkruan KOHA.

Reklama e sponzorizuar

Tri ditë më parë KSHC-ja ka marrë vendim të mos e akreditojë edhe Kolegjin Universi. Procesi për akreditim institucional për këtë vit ka përfunduar, ndërkaq tashmë ka nisur procesi për akreditimin e programeve studimore.

Institucionet e arsimit të lartë që kanë marrë akreditim institucional janë pesë universitete dhe një kolegj privat. Bëhet fjalë për Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Prizrenit, Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Universitetin e Pejës, Universitetin e Prizrenit dhe Kolegjin UBT në Prizren dhe Ferizaj.

Kryetari i Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Gazmend Luboteni, ka thënë se të gjitha institucionet e arsimit të lartë që nuk kanë marrë akreditim kanë pasur rekomandim negativ nga ekspertët ndërkombëtarë.