Policia ndalon nëntë persona që nuk respektuan masat gjatë pandemisë

Policia e Kosovës ka vazhduar të marrë masa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka njoftuar se ka ndaluar nëntë persona në gjashtë raste të ndryshme në tri komuna të Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Vetëm në Prizren janë ndaluar shtatë persona në katër raste të ndryshme, ndërkaq nga një person është ndalur Prishtinë dhe departamentin e kufirit.

Ministria e Shëndetësisë më 18 maj ka nisur fazën e dytë të lehtësimit të masave, ku ndër të tjera, orari i lëvizjes për njerëzit është zgjatur, nga 3 në katër orë.