Qeveria e Italisë nënshkruan dekretin për rifillimin e udhëtimeve

Qeveria e Italisë ka nënshkruar një dekret që lejon udhëtimet nga dhe për në Itali, që nga 3 qershori.

Ky vendim shënon një hap të madh të rihapjes së ekonomisë në vend pas më shumë se dy muaj izolimi.

Reklama e sponzorizuar

Italia ka shënuar një nga numrat më të mëdhenj të viktimave në botë, por numri i të infektuarve ka rënë dukshëm ditëve të fundit.

Më shumë se 31,600 persona kanë humbur jetën nga virusi në Itali. Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë shënuar numrin më të madh të viktimave.

Italia ishte vendi i parë në Evropë që filloi me masat e izolimit në luftimin e pandemisë COVID-19, por filloi t’i relaksojë këto masa më 4 maj, me hapjen e disa fabrikave dhe parqeve.

Dyqanet dhe restorantet pritet të hapen nga 18 maji, me distancë sociale të detyruar.

Edhe besimtarët e Kishës Katolike do të rikthehen nga e hëna, por me masa të shtuara të mbrojtjes nga virusi.