Qytetarët kanë publikuar video ku shihet se punët për ndërtimin e hidrocentralit në Brezovicë janë duke vazhduar, edhe pse Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për pezullimin e të gjitha punimeve për ndërtimin e hidrocentraleve në Kosovë, për periudhën sa do të zgatë pandemia.
Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit kanë thënë se aktualisht nuk janë duke u zhvilluar punime në ndërtimin e hidrocentraleve.
“Ka pasë një paqartësi rreth atyre kodeve për lejueshmërinë ose ndalimin e bizneseve. Ajo është qartësu shumë shpejt. Aktualisht nuk është duke u bërë asnjë punë në ndërtimin e hidrocentraleve” kanë thënë për KTV nga MIA.
Edhe përfaqësuesit e kompanisë “Matkos Group” kanë thënë për KTV se nuk kanë punuar asnjë ditë në dhe se janë duke e respektuar vendimin e Qeverisë.
Qytetarët kanë hapur një grup në Facebook, Grupi për mbrojtjen e lumit në BREZOVICË, për të kundërshtuar ndërtimet e hidrocentralit dhe aty kanë publikuar foto dhe video në të cilat shihet puna duke vazhduar.