Çmimi i naftës shkon në nivelin më të lartë në 7 vjet

Çmimet e naftës në bursa shkuan në nivelin më të lartë që nga viti 2014 të martën. Pengesat e mundshme në furnizim pas sulmeve në Lindjen e Mesme i shtuan shqetësimet në pikëpamjen e mëhershme për furnizim të ngushtë.

Çmimi në bursën Brent u rrit për 1.02 dollar ose 1.2 për qind dhe shkoi në 87.5 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi në bursën WTI u rrit për 1.36 dollar ose 1.6 për qind dhe shkoi në 85.18 dollarë për fuçi.

Reklama e sponzorizuar

Të martën, çmimet në të dyja këto bursa shkuan në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2014, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Shqetësimet rreth furnizimit janë shtuar këtë javë, pasi rebelët Houthi të Jemenit i sulmuan Emiratet e Bashkuara Arabe. Emiratet e Bashkuara thanë se e rezervojnë të drejtën “për t’iu kundërpërgjigjur këtyre sulmeve terroriste”.

Kompania e naftës e Emirateve të Bashkuara, “ADNOC”, tha se i ka aktivizuar planet për vazhdimësinë e biznesit për të siguruar furnizim të papenguar të prodhimit te klientët vendës e ndërkombëtarë pas një incidenti në depon e karburanteve “Mussafah”.