Rama: Brenda majit hapemi tërësisht, do hapen edhe kufijtë

“Brenda majit, vendi do jetë i hapur tërësisht, kufijtë do të jenë të hapur dhe në përgatitemi për sezonin turstik”, tha Rama.

“Jam i prekur nga dashuria e beftë për Teatrin. Meqë kështu erdhi kjo punë dhe Shqipëria pa pritur u kthye në arenën ku përplasin bijtë e Shekspirit me regjimin e imagjinuar në filxhanin e ledit Makbeth e duke qene se jemi në një kohë ku përballemi me covid u kujtoj atyre që kanë zgjedhur të përfshihen, jo për plan politik: Budallallëku dhe mençuria ngjiten njësoj aq lehtë sa sëmundjet.

Nëse nuk do kishim bërë gjërat e duhura mbase nuk do ishim fare këtu, do ishim duke numëruar humbjet e jetës, transmeton TCH.

Reklama e sponzorizuar

Jeta më ka çuar njëherë për një të afërm në spitalin në Masaçuses, kjo këtu është dora e Zotit se nuk ka mundësi. Dhe para syve të tij kam parë se si doja që të kthehej nga koma, dhe sot në atë siptal numërohen 6000 të vdekur.

Por si çdo sukses, edhe ky ka koston e vetë. Dhe kostoja është rritja e numrit të atyrë që tallen, që thonë se është lojë, të atyre që thonë se diktatori i mbylli shqiptarët brenda, të vuanin dënimin para tv-së.

Po ju them se brenda majit, vendi do jetë i hapur tërësisht, kufijtë do të jenë të hapur dhe në përgatitemi për sezonin turstik”, tha Rama.