Raportuesja e PE-së për Kosovë: Tash është përgjegjësi e Hotit ta formojë Qeverinë stabile

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola von Cramon, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet nga çdokush.

Gjykata Kushtetuese dje i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaci në dekretin e tij për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër. Raportuesja e PE’së kërkon që ky vendim të respektohet dhe thotë se tash i takon Hotit ta formojë Qeverinë stabile.

“Sundimi i ligjit do të thotë se çdokush duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka alternativë tjetër. Mënyra e vetme e ndryshimit të përbërjes së Kuvendit janë zgjedhjet. Tash është përgjegjësi e Avdullah Hotit të provojë të sigurojë shumicën në Kuvend dhe të formojë në Qeveri stabile”, ka shkruar von Cramon në Tëitter.

Reklama e sponzorizuar

Von Cramon sot shkroi edhe se nuk ka alternativë tjetër përveç pranimit të këtij vendimi të gjykatës dhe se ndryshimet duhet kërkuar në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk ka alternativë tjetër përveç pranimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse doni ndryshime në peizazhin politik, duhet t’i kërkoni ato në zgjedhjet e ardhshme. Një reagim nga populli mund të jetë i kuptueshëm, por nuk ndihmon për të zgjidhur problemet”, ka shkruar Von Cramon.