Thaçi ia dekreton Konjufcës dy marrëveshje ndërkombëtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka nënshkruar dekretet për ratifikim të dy marrëveshjeve ndërkombëtare, me kërkesë të ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, duke i hapur rrugë ratifikimit të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Marrëveshjet që Thaçi ka nënshkruar kanë të bëjnë me financime të përbashkëta midis Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim, në dy projekte të ndryshme.

Reklama e sponzorizuar

Dekretet do t’i dërgohen Kuvendit për procedim. /Express/