Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

18 raste pozitive janë konfirmuar në 24 orët e fundit, 11 prej të cilave vetëm në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës dhe 6 të shëruar.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.

“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 898 qytetarë, ndërsa 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Më pak se 11% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes”, tha Tomini, njofton tch.

Reklama e sponzorizuar

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në Shqipëri janë kryer 11769 testime, nga të cilat, 11239 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Më së shumti raste janë në Tiranë 81, Krujë 47, Shkodër 16, Kamëz 12.