Vendi i parë i BE-së që pritet të testojë pasaportat digjitale

Finlanda dëshiron të testojë dokumentet digjitale që përdoren për udhëtimet ndërkufitare, duke u bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që e bën diçka të tillë.

Padurimi i Finlandës për të provuar dokumentet digjitale për udhëtime jashtë vendit, pason dëshirën e Komisionit Evropian që projekti pilot të kryhet nga disa shtete anëtare, shkruan Schengen Visa Info.

Kjo, pasi kërkohet një mënyrë që të mblidhen përvoja që do të mundësonin paraqitjen e një propozimi për zbatimin e një projekti të tillë në të gjitha vendet e BE-së.

Reklama e sponzorizuar

Një projekt i tillë do të financohet nga Komisioni i BE-së dhe plani fillestar është testimi i dokumenteve digjitale të udhëtimit midis Finlandës dhe Kroacisë.

Nëse Komisioni e miraton projektin, autoritetet finlandeze do t’i ofrojnë një grupi vullnetarësh një aplikacion që përmban një dokument digjital udhëtimi.

Përmes këtij aplikacioni, pasagjerët do të mund t’i dërgojnë në mënyrë elektronike autoriteteve kufitare informacionet në dokumentet e tyre përpara se të udhëtojnë.