Sektori bankar botëror do të mbetet nën presion deri në vitin 2025, madje edhe kur ekonomia do të fillojë që të rikthehet nga kriza e shkaktuar nga pandemia me koronavirus. Kështu njofton Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Në raportin e ri Global të Stabilitetit Financiar, Fondi Monetar vlerëson se bankat në nëntë ekonomitë më të zhvilluara botërore do të luftojnë për fitime gjatë pesë vjetëve të ardhshme pasi që pandemia do të zgjasë periudhën e normave të ulëta të interesit.
FMN beson se rënia ekonomike për shkak të COVID-19 do t’i vendosë bankat në një “test rezistence” pasi përballen me humbje krediti dhe marzhë më të ulët për shkak të normave të ulëta të interesit.
“Presionet thelbësore mbi përfitimet ka të ngjarë të vazhdojnë në planin afatmesëm dhe afatgjatë, madje edhe kur ekonomia globale të rikuperohet nga tronditja aktuale”, thuhet në raport.
J. P. Morgan Chase ka rënë me 69 për qind në tremujorin e parë krahasuar me një vit më parë.
Indeksi bankar KBW, i cili ndjek çmimet e aksioneve të rreth 20 bankave në Shtetet e Bashkuara, ka rënë 39 për qind që nga fillimi i vitit.