Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot, janë shëruar shtatë pacientë që ishin të prekur me koronavirus, ndërkohë që është shënuar një rast i ri.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, rasti i ri është nga Vushtrria.
Gjithsej sot janë kryer 267 mostra.
Deri më tash, në Kosovë janë shënuar 1048 raste me COVID-19 nga 13.992 testime. Të shëruar janë 801, derisa kanë vdekur si pasojë e koronavirusit 30 pacientë.