Dhjetë të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë, katër në gjendje të rëndë

Dhjetë persona janë të hospitalizuar me COVID-19 në Klinikën Infektive në QKUK, ndërsa katër prej tyre janë në gjendje më të rënduar, është njoftuar në raportin e QKUK-së.

Gjashtë nga të hospitalizuarit janë në gjendje stabile, dy janë me oksigjenoterapi e dy në mjekim intensiv.

Në klinikë po ashtu janë edhe pesë pacientë që po trajtohen qe që janë negativ në testin për COVID-19.

Reklama e sponzorizuar

Që nga 13 marsi, kur janë paraqitur rastet e para, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka mbërritur në 978, ai i të shëruarve 713, derisa 29 kanë vdekur.