Suedia me më së shumti vdekje për kokë banori në Evropë nga COVID-19

Suedia, e cila e ka pasur një strategji më fleksibile për luftimin e koronavirusit krahasuar me shtetet tjera, e ka numrin më të lartë të vdekjeve për kokë banori në Evropë nga COVID-19 gjatë shtatë ditëve të fundit, është bërë e ditur nga të dhënat.

Suedia i ka mbajtur hapur shumicën e shkollave, restoraneve dhe bizneseve gjatë pandemisë. Derisa numri i vdekjeve është në rënie, Suedia pati 6.25 vdekje për një milion banorë në ditë për shtatë ditë radhazi, midis 12 dhe 19 majit, sipas Ourëorldinsata.org, raporton Reuters, transmeton KOHA.

Reklama e sponzorizuar

Është kjo përqindja më e lartë në Evropë dhe pak mbi atë të Mbretërisë së Bashkuar, që i ka 5.75 vdekje për një milion banorë.