Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë (BIK), Naim Tërnava, thotë se ende nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive në Kosovë.
Përkundër kërkesave të besimtarëve për hapjen e xhamive, ato mbesin të mbyllura shkaku i pandemisë COVID-19.
Në një konferencë të përbashkët me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe mikrobiologun, Lul Raka, Tërnava ka thënë se hapja e xhamive mund të sjellë rrezik për përhapjen e pandemisë.
“Ende nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive në Kosovë. Kështu janë mendimet e ekspertëve të kësaj fushe. Unë njoh e njoh këtë sëmundje, por këta kolegët që i kam pranë kanë punuar ditë e natë për ne. Ne do të shohim për mundësinë e parë për t’i hapur shtëpitë e Zotit”, ka thënë Tërnava përcjell KP-ja.