Turqia do t’i subvencionojë bujqit e saj me sisteme solare për ujitje

Qeveria turke do të lansojë skemë të përkrahjes për bujqit që dëshirojnë të instalojnë sisteme solare energjetike për nevoja të ujitjes në fermat e tyre.

Mediat lokale turke kanë mësuar se përfituesve do t’u mbulohen 40% të kostove si dhe do të përfitojnë nga kredi me norma të ulëta interesi për pjesën tjetër të kostove, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Reklama e sponzorizuar

Mediat turke kanë thënë se bujqit do të kenë çasje në sisteme lëvizëse solare për të prodhuar mjaftueshëm energji për pompat elektrike të ujit.

Kohë më parë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kishte thënë se kjo skemë ka për qëllim të rrisë përdorimin e sistemeve solare në sisteme të ujitjes.

Përmes kësaj skeme, komunat dhe prodhuesit industrial në Turqi do të kenë mundësinë të përfitojnë subvencione në ndërtimin e njësive me kapacitete më të larta të prodhimit të rrymës për vet-konsum.