Tetë raste me koronavirus të mërkurën në Kosovë

Tetë raste të reja me koronavirus janë regjistruar të mërkurën në Kosovë, nga gjithsej 255 mostra të testuara, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri).

Të mërkurën nuk është regjistruar asnjë i shëruar.

Reklama e sponzorizuar

Deri tash në Kosovë janë infektuar 927 persona. 29 persona kanë vdekur. Në total janë testuar 10642 mostra të dyshimta.