Deputetit Etem Arifi do t’i duhet të shkojë në burg, për vuajtjen e dënimit.
Gjykata e Apelit e ka refuzar ankesën e tij, duke ia vërtetuar dënimin e shqiptuar nga Themelorja.
“Sipas vlerësimit të Kryetarit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë, drejtë ka vlerësuar se kërkesa e mbrojtësit të dënuarit për shtyrje të dënimit, në rastin konkret, është e palejuar, për shkak se nga shkresat e lëndës shihet se të dënuarit me parë, i është lejuar shtyrja e vuajtjes së dënimit dy herë, për nga 2 (dy) muaj, ndërsa tani i dënuari nëpërmjet mbrojtësit të tij ka paraqitur për të tretën herë kërkesë”, shkruhet në arsyetimin e vendimit të Apelit, teksa shtohet se e drejta për ta kërkuar shtyrjen e vuajtjes së dënimit tashmë është konsumuar.











