Turqia po përgatitet për sezonin e pazakonshëm turistik

Më 12 qershor Turqia pret turistët e parë nga Gjermania dhe Rusia. Në hotele do të ketë vende për karantinë. Atje do të akomodohen njerëzit me temperaturë, kollë dhe simptoma të tjera shqetësuese.

Nëpunësit e hoteleve do të kalojnë trajnim të posaçëm, do të mbajnë veshje mbrojtëse, kurse të gjitha ambientet në objektet turistike do të dezinfektohen rregullisht. Në restorante do të ketë dezinfektues, kurse distanca mes tavolinave do të jetë 1,5 m. Nuk do të ketë enë për përdorim të përbashkët. Të gjitha erëzat do të jenë të paketuara për përdorim të njëhershëm. Të mbyllura mbeten palestrat dhe zonat për SPA në hotele. Klientët do të përdorin pishinat vetëm në se respektojnë rregulla konkrete.