UNDP: Pandemia do të shkaktojë rënie të zhvillimit njerëzor

A tourist wearing a mask is seen in front of the Swiss House of Parliament on March 13, 2020, in Bern ahead of the announcement by Swiss government of new preventive measures against the spread of the COVID-19 caused by the novel coronavirus. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP)

Pandemia e COVID-19 (sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri), pritet të shkaktojë një rënie në zhvillimin njerëzor, tha të mërkurën Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Kjo rënie do të ndodhë për herë të parë, që nga fillimi i matjes më 1990.

Indeksi global i zhvillimit njerëzor bën matjen e standardit të arsimit, shëndetit dhe jetesës në botë, raporton AFP.

Reklama e sponzorizuar

“Zhvillimit njerëzor ka shënuar përparim në 30 vitet e fundit, pavarësisht situatave që ka kaluar bota, siç ishte kriza financiare në vitet 2007-2009. COVID-19 me goditjen e tij të trefishtë në shëndet, arsim dhe të ardhura – mund të ndryshojë këtë ritëm”, tha kreu i UNDP-së, Achim Shtajner.

UNDP vlerëson se të ardhurat globale për kokë banori, pritet të bien katër për qind në vitin 2020, për shkak të pandemisë.

Organizata tha se mbyllja e shkollave dhe pabarazitë në mësimin në distancë do të zgjerojnë hendekun e shkallës së arsimimit, midis vendeve të pasura dhe atyre të varfra.

“Rreth 86 për qind e fëmijëve që janë në shkolla fillore në vendet e varfra aktualisht nuk po e vijojnë mësimin, krahasuar me vetëm 20 për qind në vendet e pasura”, tha UNDP.

Të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se gjatë 24 orëve të fundit në botë janë regjistruar rreth 106 mijë raste me COVID-19.

Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve, që është regjistruar brenda një dite, tha agjencia e OKB-së.

Zyrtarët saj shprehën shqetësim për situatën e pandemisë në vendet e varfra.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, deri më tani në tërë botën janë infektuar 4,931,057 persona. Prej tyre, 324,240 kanë vdekur dhe rreth 1,689,334 janë shëruar.