Zvicra i rikthehet normalitetit- Kufijtë e Shengenit do rihapen më 6 korrik

Zvicra do ti kthehet normalitetit më 6 qershor me rifillimin e aktiviteteve pas afro tre muaj bllokimi. Kufijtë me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën fqinje do të rihapen plotësisht në 15 qershor.

Ndërsa kufijtë me vendet e tjera europiane të Zonës Shengen janë planifikuar të hapen deri më 6 korrik, njoftoi sot Këshilli Federal Zviceran.

Brenda këtij afati, megjithatë, mbetet e paqartë, kur kufiri me Italinë do të rihapet plotësisht, tha Keller-Sutter, kreu i Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë.

Reklama e sponzorizuar

“Italia ka njoftuar se do të hap kufijtë e saj nga 3 qershori në mënyrë sovrane, por pa konsultime paraprake. Kufiri zviceran me Italinë do të mbetet i mbyllur nga 3 qershori. Një hapje e tillë është e parakohshme. Koordinimi paraprak është i nevojshëm, veçanërisht me Autoritetet e Ticino-s”.

Zvicra ka hyrë në fazën e tretë të lehtësimit të masave, dhe pritet që gjendja e “jashtëzakonshme” që filloi më 16 mars të përfundojë zyrtarisht më 19 qershor, me vetëm disa përjashtime.

Nga 6 qershori kampingjet do të rihapen, sëbashku me kopshtet zoologjike, pishinat, parqet, kopshtet botanike për tërheqjen e sa më shumë turistëve. Gjithashtu teleferikët dhe hekurudhat do të mund të rihapen me të njëjtat rregulla të higjienës dhe distancimit social si në transportin publik.

Grupe më të mëdha do të lejohen brenda restoranteve, dhe në shfaqjet e muzikës live do të lejohen deri në 300 njerëz, megjithëse ekzistojnë masa të caktuara të gjurmimit të kontaktit.

Duke filluar nga 8 qershori do të jetë përsëri e mundur të punësohen punëtorë nga vendet e tjera të Bashkimit Europian dhe Shoqata Europiane e Tregtisë së Lirë (EFTA), e cila gjithashtu përfshin Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin. Do të jetë gjithashtu e mundur edhe punësimi nga vendet e treta, me procedurat e zakonshme të lejes.

Një tjetër grup masash lehtësuese do të paraqiten në 24 qershor. Një aplikacion i ri për gjurmimin e kontaktit “SëissCovid”, pritet të jetë funksional nga qershori e me tej./Swissinfo.ch