Zyrtarja e OBSH’së: Kthimin në normalitet s’guxojmë ta bëjmë shpejt, do të rritet numri i të infektuarve

Numri i rasteve me Covid 19 mund të rritet në Kosovë nëse nuk i respektojmë rregullat e reja të lëvizjes. Kështu po deklaron në një lidhje direkte për Gazetën Express, Shefja e Emergjencave në Zyrën e OBSH-së në Kosovë Isme Humolli. Ajo po paralajmëron se masat mund të shtrëngohen nëse nuk respektohen rregullat e reja. Ka bërë të ditur po ashtu se OBSH e ka vlerësuar punën që Kosova ka bërë për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

“Shtetet gradualisht kanë përgaditur strategjinë tranzitore për t’iu ktheyr deri diku normalitetit. Mirëpo kjo gjë nuk duhet të bëhet në mënyrë të shpejtë. Kthimi në realitet duhet që të bëhet gradualisht. OBSH ka bërë vlerësimin e punës që është bërë në Kosovë. Në bazë të punëve, Kosova ka marrë lavdata dhe një shkallë të lartë të gradimit pozitiv për casjen, përkushtimin dhe profesionalizimin e tepruar”, ka deklaruar ajo për Express.

Tutje ajo ka bërë të ditur se OBSH e ka vlerësuar punën që Kosova ka bërë për parandalimin e përhapjes së Covid 19. Megjithatë tha, se ditëve të fundit Kosova ka dhënë pasqyrë jo të mirë me daljen pa orar që qytetarët e kanë bërë.

Reklama e sponzorizuar

“Një duhet mos ta harrojmë, virusi është ende ndër ne dhe do të jetojë me ne. Se cfarë ashpërsie do të ketë, sa do të jetë numri i rasteve krejt kjo varet nga ne. Të dielën të hënen e të marten ka qenë një apsqyerë jo e mirë e perspnave që kanë qëndru jashtë. Ky ëhstë tregues jo i mirë, për shkak se numri i rasteve mund të rritet. Nëse numri i rasteve rritet në mënyrë të shpejtë do të thotë prap jemi të obliguar që të kthehemi në pikën ku kemi qenë. Numri i rasteve të shëruar është indikator pozitiv për menaxhimin e duhur të rasteve. Nuk guxojmë të shlirohemi me faktin se numri i të shëruarve është duku u rritur.”,shpjegon ajo.