Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se deklarimi i pasurisë nga zyrtarët e lartë është shtyrë deri më 19 qershor 2020.
Në njoftimin për media theksohet se në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 02/38 të datës 31.05.2020, për lehtësimin e masave pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Agjencia kundër Korrupsionit njofton se afati i deklarimit të pasurisë vazhdon deri me datë 19 qershor 2020.
“Agjencia kundër Korrupsionit kërkon nga zyrtarët e lartë publikë të cilët nuk e kanë bërë ende deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, deklarimin e pasurisë në pajtim me Nenin 3 të Ligjit Nr. 04-L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, si dhe Nenin 1 të Ligjit nr. 04/L-228, mund ta bëjnë në Agjencinë kundër Korrupsionit deri më datën 19 qershor 2020. Formulari i deklarimit të pasurisë duhet të plotësohet në pajtim me Nenet 5, 6, 7, 8 dhe 10, të Ligjit nr. 04/L-050 dhe Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050. Ndërkaq, Zyrtarët e lartë publik që kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës nga 1 janari i këtij viti e deri më tani nuk janë të obliguar të paraqesin edhe deklarimin e rregullt vjetor”, thuhet në njoftim.