AKK njofton se 19 qershori është data e fundit e deklarimit të pasurisë

Agjencia Kundër Koruupsion (AKK)

Agjencia Kundër Korrupsionit iu ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publikë që deklarimin e pasurisë ta bëjnë deri më 19 qershor 2020

Sipas AKK-së, për të gjithë zyrtarët që nuk u përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, AKK-ja, do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit dhe ligjeve në fuqi.

“Në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 02/38 të datës 31.05.2020, për lehtësimin e masave pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Agjencia kundër Korrupsionit ka vazhduar afatin e deklarimit të pasurisë deri me datë 19 qershor 2020. Procesi i deklarimit të pasurisë do të bëhet konform Nenin 3 të Ligjit Nr. 04-L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, si dhe Nenin 1 të Ligjit nr. 04/L-228”, thuhet nw njoftim.

Reklama e sponzorizuar

“Me këtë rast, Agjencia kundër Korrupsionit ju bën thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë deri me datë 19 qershor 2020, në të kundërtën për të gjithë zyrtarët që nuk i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, AKK, do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit dhe ligjeve në fuqi”, thekson njoftimi.