Bashkimi Europian po përgatitet të paraqesë zyrtarisht akuza antitrusti kundër kompanisë ”Amazon” lidhur me trajtimin e shitësve në platformën e saj, raporton ”Wall Street Journal”.
WSJ citon disa burime, sipas të cilave akuzat mund të paraqiten në fillim të javës së ardhshme.
Akuzat kanë të bëjnë me rolin e dyfishtë të ”Amazon”-ës si operator i platformës, por edhe si shitës i produkteve të saj.
Sipas BE-së, ”Amazon” mbledh të dhënat e shitësve të palëve të treta dhe i përdor ato për të garuar kundër tyre/ANSA.