BE-ja uron formimin e Qeverisë së re, pret rifillim të shpejtë të bisedimeve Kosovë – Serbi

Bashkimi Evropian ka uruar formimin Qeverisë së re të Kosovë me kryeministër Avdullah Hotin dhe pret rifillim të shpejtë të bisedimeve Prishtinë – Beograd.

“Bashkimi Evropian e uron qeverinë e re të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presim me padurim për të bashkëpunuar për përparimin e marrëdhënieve BE – Kosovë. Pandemia e koronavirusit do të mbetet një sfidë e përbashkët dhe BE do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ne po ashtu duam të shohim Kosovën të përparojë në rrugën e saj evropiane. Kjo do të kërkojë një angazhim të përkushtuar për reforma për të forcuar të drejtën ligjore, në veçanti luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe të promovojë zhvillimin socio-ekonomik. Një rikthim i shpejt i dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE, me ndihmën e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, është thelbësor për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mënyra e vetme për të kthyer të ardhmen evropiane të Kosovës në realitet për qytetarët e saj”, është shkruar në një deklaratë të përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi.