Stafi i MSH-së falënderon Vitinë: E mbrojtëm Kosovën nga kolapsi

Stafi i Ministrisë së Shëndetësisë përmes një letre e ka falënderuar ish-ministrin Arben Vitia.

Në këtë letër theksohet se gjatë punës 100 ditore, nuk është vendosur theksin tek ndëshkimi apo zënia në gabim, por tek solidariteti, njofton Klan Kosova.

Reklama e sponzorizuar

“Erdhëm së bashku deri këtu, me besimin e ndërsjellë. Këta tre muaj shënojnë një stad të ri për vendin. Sakrifikuam shumë që të mos gjunjëzoheshim dhe ia dolëm. Në këmbë dhe solidarë”.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë:

Deri këtu arritëm së bashku. Me shumicën që ndihmuan dhe punuan. Mësuam e pësuam shumë, por e mbrojtëm Kosovën nga kolapsi i shëndetit publik.
Ne ia dolëm, sepse nuk vendosëm theksin tek ndëshkimi apo zënia në gabim, por tek solidariteti. Dhe, kësaj kërkese me gjithë vështirësitë apo inercitë e zakoneve të dashura të jetës sonë familjare e kolektive iu përgjigjën me mirëkuptim shumica dërmuese e qytetarëve të Republikës.
Erdhëm së bashku deri këtu, me besimin e ndërsjellë. Këta tre muaj shënojnë një stad të ri për vendin. Sakrifikuam shumë që të mos gjunjëzoheshim dhe ia dolëm.
Në këmbë dhe solidarë.