BE: S’i përzihemi Kosovës kë e çojnë kryenegociator, ata duhet të bashkëpunojnë me Specialen

Bashkimi Evropian bën thirrje që institucionet e Republikës së Kosovës të bashkëpunojnë plotësisht me Gjykatën Speciale, pasi sipas tyre kjo është shumë e rëndësishme sa i përket përkushtimit të Prishtinës sa i përket sundimit të ligjit si çelës për integrim.

“Ne bëjmë thirrje për bashkëpunim të plotë me Gjykatën Speciale. Ky është një tregues i qartë i përkushtimit të Kosovës për sundimin e ligjit, që është një çelës për progresin në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Virginie Battu-Henriksson.

Ai tutje ka folur edhe për rinisjen e procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në korrik. E pyetur nëse presidenti Thaçi do të jetë i pranueshëm për BE’në si përfaqësues i Kosovës, Henriksson ka thënë se nuk komentojnë dhe paragjykojnë rreth procedurave gjyqësore apo të autoriteteve të Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Zëdhënësja e BE’së ka thënë se nuk i takon BE’së që të caktojë se kush bisedon në emër të Kosovës apo Serbisë.

“Nuk i takon BE’së që të zgjedh kush bisedon me kë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Është në dorën e autoriteteve të Kosovës të vendosin se kush do të ishte përfaqësuesi më i mirë i interesit të tyre”, ka shtuar ajo.

 Henriksson ka thënë se janë në dijeni të zhvillimeve politike pas bërjes publike të aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Derisa sot një zyrtar i BE’së që merret me dialogun, ka thënë se BE-ja do të ketë bashkëpunim tepër të reduktuar me Thaçin tashmë.