Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhja e sotme e Komisionit Ndërministror të Investimeve Strategjike.
Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se mosmbajtja e mbledhjes rrezikon investime dhjetëra-milionëshe në fushat e energjisë dhe bujqësisë, të cilët investitorë potencialë kanë plotësuar kushtet e aplikimit në KIESA.
“Ne shprehim keqardhje që përkushtimi i Ministrisë sonë dhe Qeverisë Kurti për të siguruar trajtim të barabartë të investitorëve dhe për të tërhequr investime të denja nuk u kurorëzua me mundësi për punësim, zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo, raporton KOHA.
Ministrja ka deklaruar se pavarësisht ngjyrave të ndryshme politike të ministrave, investimet e huaja dhe investimet strategjike kërkojnë vëmendje të lartë kombëtare.