Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi gjatë një takimi virtual që ka zhvilluar sot me drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, kanë biseduar për gjendjen ekonomike në Kosovë, e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.
Sipas një njoftimit për media, ministri Kuçi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka paraparë nëntë masa për rimëkëmbjen ekonomike në vend.
Siç thuhet në njoftim, Paolucci i premtoi Kuçit mbështetjen e Bankës Botërore për Kosovën edhe në të ardhmen, në veçanti pas situatës së vështirë ekonomike të krijuar në Kosovë si pasojë e pandemisë.
Ndërkaq, Massimiliano Paolucci e merr detyrën e drejtorit të Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, më 1 korrik 2020. /Telegrafi/