“Ekspres” gjykimi për inspektorin e ATK-së të akuzuar për korrupsion

Më pak se 72 orë pas ngritjes së aktakuzës ndaj zyrtarit të ATK-së, Samir Smajli, ka filluar gjykimi i tij.

Nga e hëna deri të mërkurën në gjykatë kanë ndodhur disa veprime. Fillimisht prokurori ka përfunduar aktakuzën. Atë e ka dërguar në gjykatë. Lënda, siç ndodh normalisht, do të duhej të hidhej në short e t’i ndahej një gjyqtari. Pasi lënda i është ndarë gjyqtares, ajo i ka marrë shkresat e lëndës. Proceduralisht është dashur të merrej me dërgimin e ftesave te palët – tek të akuzuarit dhe prokurori i rastit, shkruan KOHA.

Shkresat duhet të lexohen nga gjyqtari para fillimit të procesit.

Reklama e sponzorizuar

Të gjitha këto kanë përfunduar nga e hëna deri të mërkurën. Të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e parë në këtë rast.

Ky rast është rast korrupsioni.

Hetimi i rastit është duke u bërë që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.