Grenell reagon pas votimit të Qeverisë Hoti, kërkon fillimin e dialogut me Serbinë

I dërguari i posaçëm amerikan në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka mirëpritur votimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express.

Në një komunikatë nisur për media nga zyra e Grenell, thonë se i dërguari amerikan në dialog mezi pret rifillimin e bisedimeve me Serbinë.

“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.

Reklama e sponzorizuar

Qeveria në krye me Avdullah Hotin është votuar me 61 vota për.