Rregullat që duhet ndjekur për të kaluar në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qytetarët për vendimin e Qeverisë në detyrë për hapjen e disa pikave kufitare.

Kjo qendër bën me dije gjithashtu edhe rregullat të cilat duhet ndjekur gjatë kalimit të kufirit.

Sipas njoftimit, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër COVID-19.

Reklama e sponzorizuar

Të njëjtit duhet të posedojnë rezultate negative për testin Covid-19 RT PCR, jo më i vjetër se katër ditë, dhe pastaj nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit, përndryshe sipas njoftimit ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.