Greqia përpiqet ta shpëtojë sektorin e turizmit

Ishujt Thassos dhe Samothrake, si dhe rajonet turistike në Greqinë e Veriut, tashmë janë hit ndër të huajit, bëri të ditur nga Greqia korrespondentja e BNR-së Katja Peeva.

Sipas autoriteteve vendore për muajt korrik dhe gusht rezervimet tashmë kanë tejkaluar 85%. Shumë prej hoteleve janë rezervuar krejtësisht edhe për muajin shtator. Klientët janë kryesisht bullgarë, rumunë dhe serbë. Në Halkidiki mbërrijnë turistë me automjetet e tyre nga mbarë Evropa. Në të njëjtën kohë turistët në ishujt e njohur Mikonos dhe Kretë nuk do të jenë mbi 30% të numrit të vitit të kaluar. Mysafirët e huaj pohojnë se preferojnë t’i kalojnë pushimet atje, ku mund të shkojnë me automjet të vet dhe përmbahen nga përdorimi i trageteve dhe aeroplanëve.