Ja kur pritet të hapen kufijtë e Evropës

Vendet e Bashkimit Europian pritet të heqin kufizimet e brendshme dhe të rihapin kufijtë, në mënyrë që të mund të presin turistët.

Çekia është shteti i radhës që sot ka vendosur heqjen e kufijve për shtetet fqinje të saj, Gjermaninë, Austrinë, Sllovakinë e Hungarinë.

Këtë praktikë së pari e ka nisur Italia dhe të njëjtën pritet ta ndjekin edhe shtetet e tjera evropiane.

Reklama e sponzorizuar

Kosova poashtu ka vendosur heqjen e kufijve tokësorë për të gjitha shtetet.

Rihapja e madhe e kufijve tokësore në shtetet e mëdha evropiane pritet të ndodhë në mesin e qershorit.

Gjermania, Franca, Belgjika, Austria e Holanda planifikojnë që në mes të qershorit të hapin tërësisht kufijt tokësorë.

Spanja ka në plan që të lejojë turistët nga fillimi i korrikut.

Disa shtete po planifikojnë që personat që vijnë nga shtetet me rrezik nga koronavirusi, t’i nënshtrohen testimeve.