Kushtetuesja publikon Aktgjykimin e plotë për dekretin e presidentit Thaçi

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot Aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhet se “Gjykata vendos të deklarojë njëzëri kërkesën të pranueshme, të shpallë njëzëri që dekreti (nr.24/2020) i 30 prillit 2020 i Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes të cilit “Z. Avdullah Hoti i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës së Kosovës”

Kujtojmë se më 1 maj 2020, Gjykata Kushtetuese kishte pezulluar deri më 29 maj zbatimin e këtij dekreti.

Reklama e sponzorizuar