Lajçaku mbërrin në Kosovë, thotë se dialogu në Bruksel është i rëndësishëm

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Prishtinë.

I pyetur nga KOHA nëse ka ardhur në Kosovë me datat e takimeve për rinisjen e dialogut në Bruksel, Lajçak ka thënë se “i kam datat, por nuk mund t’i bëjë publike tani sepse duhet të koordinohem me partnerët dhe se nuk kemi kohë për të humbur”.

Lajçak po ashtu ka deklaruar se dialogu në Bruksel është i rëndësishëm ngase e ardhmja e Kosovës është në BE.

Reklama e sponzorizuar

Diplomati sllovak ka shtuar se është në dijeni për takimin Kosovë – Serbi në Washington, më 27 qershor, porse sipas tij, më e rëndësishme për të, është fillimi i dialogut, ngase e ardhmja e Kosovës është evropiane.

Lajçak gjatë ditës së sotme pritet të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.