Marko Gjuriq del pozitiv për koronavirus

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është testuar pozitiv për koronavirus, ka raportuar “b92.net” duke u thirrur në burime.

Gjuriq është testuar të premten.

“Në bazë të informatave të para, ai ndihet mirë dhe është në vetizolim”, ka shkruar “b92.net”.

Reklama e sponzorizuar

Lajmi është paraqitur edhe në media tjera të Serbisë.

“Ai nuk ka kurrfarë simptomash. Po ndihet mirë. Procedura parasheh që të bëjë edhe testin e dytë. Po e pret atë për të parë rezultatin. Ai aktualisht është në vetizolim dhe vepron në bazë të këshillave të mjekëve dhe përgjegjësve të tjerë”, ka thënë një burim i gazetës beogradase, Blic.

Të shtunën është konfirmuar se edhe Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka pranuar rezultat pozitiv pas testimit për COVID-19.