Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendimi i Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit është i guximshëm.
“Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që çon në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm. Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE”, ka shkruar Mustafa.
Tutje ai ka shkruar se pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia.
“Të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë. Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshëm”, ka shkruar Mustafa.